Merkel: Gjëja më e mirë në luftën kundër terrorizmit është formimi i koalicionit nga forcat rajonale

Formimi i koalicionit, me pjesëmarrjen e lojtarëve rajonal, është gjëja më e mirë në luftën kundër terrorizmit duke e përfshirë edhe Sirinë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në video fjalimin e saj javor, që sot u publikua në sajtin e Qeverisë gjermane, transmeton TASS.

“Nëse e marrim shembullin e Sirisë dhe luftën me terrorizmin islamik, atje sipas meje, duhet të krijojmë koalicion, i cili do të përfshijë edhe forca rajonale, veçanërisht vende nga Gjiri dhe të tjerë”, tha Merkel, duke vënë në dukje se NATO-ja nuk duhet të veprojë në mënyrë të pavarur.

NATO-ja nuk duhet menjëherë të organizohet, plotëson kancelarja gjermane.

“Sipas meje në tërësi, krijimi i koalicioneve të tilla rajonale janë përgjigja më e mirë (e terrorizmit)”, nënvizoi Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button