Vjena bëhet me autobus pa shoferë
Autobusët pa shoferë prej vitit 2019 do të qarkullojnë në Vjenë, njoftoi të premten zyrtarë austriakë.
Projekti do të financohet nga Ministria e Komunikacionit të Austrisë.
Siç është bërë e ditur, tashmë është në testim mini-busi autonom “Navy Arm” me motor elektrik.
Projekti do të fillojë në verë, ndërsa është planifikuar që një linjë e tillë e autobusëve do të fillojë të qarkullojë në lagjen Aspern në Vjenë.