Fëmijët, çfarë kërkojnë nëpër fushata partiake

Fëmijët keqpërdoren dhe involvohen në fushatat e partive politike. Vëzhguesit e Civilit kanë regjistruar disa raste ku bëhet keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike në fushatat e zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare.

Rasti i fundit ka ndodhur në Resnjë, kur kanditatët e një partie patën takim me qytetarët dhe ndërkohë kanë postuar fotografi në Facebook, ku shifet qartë se ka fëmijë të mitur të veshur me bluza dhe kapela partiake. Rasti tjetër që kanë regjistruar vëzhguesit tanë është në komunën Qendër, ku nxënësit e shkollave të mesme janë shfyrëzuar për t’i shpuar gomat dhe për t’i dëmtuar automjetet e personave që janë të partisë së kundërt. Në parkun e Kumanovës, fëmijët e një shkolle të mesme kanë ngjyrosur ulëset dhe një pjesë të trotuarit me ngjyrat e një partie politike.

Rikujtojmë se Civili ka alarmuar keqpërdorimin e fëmijëve nëpër fushata që nga java e parë të periudhës parazgjedhore. Në dy shkolla të mesme në Shkup, nxënësit janë liruar nga mësimi, për të marrë pjesë në një miting në Ohër. Në njërën shkollë u kanë thënë nxënësve se në Ohër do të këndojë Daniell Kajmakovski, ndërsa në shkollën tjetër nxënësve me sukses më të dobët u kanë premtuar se do t’ua përmirësojnë notat.

?uvendi i Republikës së Maqedonisë në vitin 1991 ka miratuar Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga manipulimet dhe keqpërdorimet për përfitime politike dhe partiake. Në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve thuhet: “Ndalohet keqpërdorim i fëmijëve për arsye të organizimit dhe veprimit politik ose fetar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button