Barrierat arkitektonike problemi kryesor për personat me aftësi të kufizuara

Avancimi i kushteve për akses të personave me nevoja të veçanta  deri në punësim dhe vetëpunësim, duke përfshirë edhe kriteret për zgjedhje dhe kushtet për punësim, mundësimi për anëtarësim dhe inkuadrim në organizatat e punonjësve dhe punëdhënësve, ndërtimin e kapaciteteve dhe rrjetëzimin me faktorë të ndryshëm jo shtetërorë siç janë sektori civil shoqëror dhe sektori i biznesit, janë vetëm një pjesë e gjërave që duhet të avancohen për personat me nevoja të posaçme.

Këtë sot e konstatuan në Konferencën kombëtare “Avancimi i mekanizmit për pengimin dhe mbrojtjen e diskriminimit të personave me nevoja të veçanta në Maqedoni” në organizim të Fondacionit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik Preda Plus dhe Shoqatës të Studentëve dhe të Rinjve me Handikap.

Meri Tërpeska nga Shoqata e Studentëve dhe të Rinjve me Handikap, tha se gjatë investigimit të tyre për projektin vërejtën shumë barriera arkitektonike, siç janë “aksesi në katin e dytë” që për personat me aftësi të kufizuara është i kufizuar.

“Realisht ka ndryshuar gjendja nga e kaluara, por ka akoma shumë gjëra për të bërë. Arritëm që përmes projektit të informojmë personat me nevoja të veçanta për të drejtat e tyre që  mund t’i realizojnë  që të jenë më të dallueshëm në shoqëri”, theksoi Tërpeska.

Sipas saj personat me aftësi të kufizuara nuk janë të informuar në mënyrë të mjaftueshme për të drejtat e tyre në arsimin e lartë dhe për këtë ka shumë pak persona me arsim të lartë midis personave me hendikap.

Sipas informacioneve që ka Preda Plus dhe Shoqata e Studentëve dhe të Rinjve me hendikap, në vitin 2015 vetëm 49 perona me hendikap kanë mbaruar arsimin e lartë, pesë kanë kryer master, ndërsa nuk është evidentuar asnjë rast me studime doktoraturë.

Nga të dhënat statistikore në Republikën e Maqedonisë për papunësinë e personave me aftësi të kufizuara sipas statusit të tyre arsimor, në vitin 2015 u evidentua problem në  nivelin e tyre të ulët arsimor, ku 54 për qind e personave me aftësi të kufizuara kanë përfunduar vetëm shkollën tetëvjeçare, ndërsa 20 për qind janë me arsim të mesëm të papërfunduar.

Kjo strukturë e kualifikimeve arsimore ku tre e katërta e personave të papunë me nevoja të posaçme kanë një shkallë shumë të ulët të arsimit alarmon në nevojën urgjente të ndërmarrjes së masave sistematike për ballafaqimin me këtë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button