Heshtin edhe mediat pro-qeveritare për skandalin milionësh me Gruevskin

Përpos heshtjes së institucioneve vendore kompetente, heshtje e plotë edhe në mediumet pro-qeveritare lidhur me aferën për shitjen e “Makedonska Banka”, për të cilën opozita pohon se kryeministri Nikola Gruevski në një bisedë telefonike, ka kërkuar ryshfet prej 1.5 milionë eurosh. Gruevski pohon se bëhet fjalë për montazh dhe paralajmëroi padi ndaj Zaevit.

As kryeredaktorja e Kanal 5 Lidija Bogatinova nuk deshi të komentojë. Në thirrjet e televizionit Alsat-M nuk është përgjigjur as kryeredaktori i Televizionit “Sitell”, Dragan Pavlloviq-Llatas, derisa Kole Çashule, kryeredaktor në televizionin Alfa, tha se sot është festë , është në pushim me familjen dhe nuk dëshiron të komentojë apo të japë deklaratë.

Televizioni Alsat-M e kërkoi kryeredaktorin e gazetës “Dnevnik”, Darko Janevski, por ai u përgjigj se të gjithë që kishte për të thënë e ka thënë në kollumnën e tij. Ndërkaq, Janevski në kollumnë thotë se në gazetë nuk janë botuar as aferat që VMRO-DPMNE i plasonte për opozitën. 

Materialin tonik mund ta dëgjoni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button