Komiteti i Helsinkit: 27 vepra penale gjatë dhunës në Kuvend

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut sot doli me raport të veçantë për kryerësit e identifikuar dhe veprat penale të bëra gjatë dhunës në Kuvend me 27 prill, njofton Portalb.mk.

Raporti përmban gjithsej 27 vepra penale, nga të cilat për 17 tashmë ekzistojnë numër të rëndësishëm të dëshmive dhe 10 vepra penale për të cilat ekziston dyshim se janë kryer. Autorët e kryerësit të veprimit janë ndarë në katër grupe: 1) organizatorë, 2) kryerësit e veprimit, 3) shërbimet e policisë dhe 4) eprorët e tyre.

Veprat penale dalin nga 8 kapituj të Kodit Penal që ishin drejtuar kundër 1) trupit dhe jetës, 2) lirive dhe të drejtave të njeriut, 3) pronësisë, 4) sigurisë, 5) shtetit, 6) autorizimit zyrtar, 7) gjyqësorit dhe 8) rendit publik. Roli i Organeve gjyqësore është të konfirmojnë se nëse dhe cilat nga veprat penale të theksuara janë bërë ose ka pasur përpjekje për kryerjen e tyre dhe të mos lejojnë kualifikim të gabuar, kolektivizim të përgjegjësisë dhe sanksionim paushall.

“Ky raport i veçantë ka të bëjë me veprat penale të identifikuar përmes fotografive, materialeve audio-vizuele dhe dëshmive, si dhe të veprave penale për të cilat ekzistojnë dyshime, por akoma nuk është hulumtuar se janë kryer dhe nga kush. Raporti ka të bëjë me shkeljen e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe të sanksionuar me Kodin Penal”, thuhet në raport.

Megjithatë raporti është bërë për të informuar opinionin, por edhe si mjet i cili organeve gjyqësore mund të ju shërbejë gjatë marrjes së vendimeve të lidhura me kualifikimin e veprave penale dhe individualizimin e përgjegjësisë penale gjatë shqiptimit të dënimeve nga ana e Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button