Bisedë telefonike Koxias – Zaev

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias dje pati bisedë telefonike me kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.

Këtë e kumtoi Ministria greke e Punëve të Brendshme, pa cekur hollësi të tjera për bisedën. Tani për tani asnjë nga mediumet greke nuk spekulojnë se për çka është biseduar, as nuk publikojnë informata nga burime anonime.

Në kumtesën e njejtë, MPJ greke thekson se Koxias me telefon ka kontaktuar me ministren e re të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, së cilës ia ka uruar funksionin. Dy ministrat kanë biseduar për hapat e ardhshëm në bashkëpunimin greko-bullgar në nivel bilateral dhe rajonal.

Shefi i diplomacisë greke dje, gjithashtu, ka biseduar në telefon edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel, me të cilin diskutuan për çështje nga bashkëpunimi bilateral dhe për zbatimin e planit greko-bullgar të aksionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button