RDK: Mjerimi i malësis së Gostivarit dështimi i pafalshëm i BDI-së

Në vazhdën e takimeve parazgjedhore të RDK-së në rajonin e malësis së Gostivarit u prezentua platforma zgjedhore nga kandidati për deputet Vesel Memedi dhe kryetari Rufi Osmani.

Para të pranishmive u mirëprit prezentimi i argumentuar i Vesel Memdit i cili prezentoi dështimet e shumëta të qeveris Vmro-Bdi dhe të komunës së Gostivarit në të gjitha drejtimet në dëm të popullit shqiptarë që si pasojë ka prodhuar shpërnguljen masive të popullit shqiptarë.

Kryetari Rufi Osmani theksoi se janë politikat diskriminuese ekonomike dhe investive të qeverisë Vmro-Bdi që kanë diskriminuar rëndë vendbanimet shqiptare dhe në veçanti viset kodrinore malore siç është rasti me rajonin e malësisë së Gostivarit. Nga mbi 650 milion euro të shpërndara si subvencione për bujqësin dhe blegëtorin dhe nga dhjetra miliona euro të parapara për zhvillimin rural kuadrot e paafta dhe të korruptuara të Bdi-së nuk kanë arritur tu japin shqiptarëve as 2% përkundër gënjshtrave të mëdha se gjoja u kanë dhënë bujqëve shqiptarë 120 milion euro ndihma financiare.

Është pikërisht malësia e Gostivarit me mbi 7 fshatra ku dështakët e Bdi-së nuk kanë shpërndarë asnjë euro ndihma për zhvillimin e këtyre viseve malore dhe ku infrastruktura rrugore i gjason asaj afrikane. Nëse populli shqiptarë mandaton me votën e lirë RDK-në kuadrot dhe programi jonë garantojn marjen e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit dhe nga fondet dhe bankat europiane dhe këto para do të lulëzojn ekonomin shqiptare dhe do rikthejnë popullsinë e shpërngulur shqiptare përfundoi kryetari Osmani.

Takimi i rradhës për sot është paralajmëruar të mbahet në qytetin e Struges fillim në ora 19:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button