Iraku dhe SHBA-ja negociojnë për pjesëmarrjen ushtarake amerikane pas përfundimit të luftës me SHI-në

Kryeministri irakian Hajder al Abadi po negocion me administratën e presidentit të SHBA-së Donald Tramp për largim të ushtrisë amerikane në Irak, pas përfundimit të luftës kundër Shtetit Islamik, pohojnë burime nga qeveria irakiane dhe amerikane, transmeton BTA.

Negociatat janë në proces të zhvillimit. Ata, siç duket, tregojnë se për dallim nga viti 2011,  kur ushtria e SHBA-së u tërhoq nga Iraku, kësaj here midis dy qeverive ka pajtueshmëri se për sigurim të sigurisë irakiane nevojitet pjesëmarrje afatgjate e ushtarëve amerikanë, vlerësojnë mediat amerikane.

“Të dyja palët konsiderojnë se ruajtja e pjesëmarrjes ushtarake amerikane do të jetë me interes të ndërsjellë”, theksoi një përfaqësues amerikan.

“Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së Xhejms Matis negocion me përfaqësuesit irakianë se në çfarë mënyre do të realizohet kjo. Është e mundur që ushtarët amerikanë të vazhdojnë të quhen këshilltarë, me qëllim që të evitohet domosdoshmëria nga aprovimi parlamentar për pjesëmarrjen e tyre”, theksoi një përfaqësues anonim amerikan.

Forcat irakiane luftojnë që t’i dëbojnë luftëtarët e Shtetit Islamik nga lagjet në pjesën perëndimore të Mosulit.

Ky është territori i fundit i rëndësishëm qytetar në Irak, që ende është nën kontroll të grupit ekstremist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button