5 sekrete nga Guru indiane, për flokë të bukur!

Gjithmonë na kanë bërë përshtypje flokët e gjatë dhe të bukur të femrave indiane. Po, a e dinit që ato kanë sekretet e tyre të bukurisë për flokët? Sushmita është një vajzë e cila cilësohet si guru e flokëve në Indi. Ajo kujdeset për flokët e të famshmve indianë. Ja disa sekrete që zbulon Syshmita për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm.

Aloe vera: Bimën e aloe vera mund ta gjeni kudo. Mjafton të këpusni dy-tri gjethe dhe pritini në mënyrë q ëtë shtrydhni lëngun, apo xhelin. Pasi të bëni një masë të mjaftueshme, fërkoni kokën me xhelin duke e masazhuar lehtë, në mënyrë që të depërtpojë në skalpin e kokës. Pas masazhimit lëreni lëngun në kokë për 2 orë, ose nëse e keni të mundur, edhe për gjithë natën.

2.Krijoni një maskë me pantenol: D-pantenol është një vitaminë sintetike B5, e cila kur takohet me lëkurën transformohet në acid pantotenik, një acid I njohur për normalizimin e kushteve të epidermës. Ky lloj acidi ndihmon në parandalimin e rënieve të flokëve.

3.Bëni shplarjen e kokës me ujë të ftohtë: Pasi të keni bërë larjen e zakonshme të kokës, shpëlarjen bëjeni me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë mbyll poret, nxit qarkullimin e gjakut duke bërë që flokët të rriten më shpejt. Një benefit tjetër i ujit të ftohtë, është që flokët do t’ju shkëlqejnë më shumë.

tush

4.Lani flokët me uthull molle: Këtë metodë përdoreni disa herë në muaj dhe është e mjaftueshme. Uthulla aktivizon qelizat e kokës dhe i jep flokëve shkëlqim dhe butësi. Pasi ta lani kokën, në vend të kondicionerit përdorni uthullën. Mos e shpëlani kokën me ujë.

5.Maskë me të verdhë veze, konjak dhe vaj ulliri: Vezët janë të mbushura plot me protein, ndërsa konjaku përmban një substancë që quhet tannin, e cila ndihmon në trashjen e flokëve. Ndërkohë, vaji I ullirit i jep shkëlqim dhe ushqim flokëve. Të tre këto ingredient përzieni bashkë dhe formoni një maskë homogjene. Më pas aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Mbajeni në kokë për 30-40 minuta dhe më pas lani kokën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button