Misteri dhe enigma e pazbuluar në darkën e një dasme në Malsinë e Sharrit

Hapja e lajmit nëpër shumë gazeta dhe mediume për vizitën e prijësit në katundin e Malsisë së Sharrit  ishte befasuese dhe sensacionale. Para vizitës në katund dhe Malsi kishte hasur në kundërshtimin, se a duhej lejuar? A do të jetë i mirëpritur dhe i sigurt, pasi sipas thashethemeve ishin dëgjuar  zëra, atentat, komplot, kamikaze. Ardhja e prijësit për një pjesë ishte tradhti, për disa ishte ngazëllim, mburrje dhe shpresëdhënëse. Ishte i mirëseardhur më së shumti  prijësi për administratorët që ishin të punësuar dhe merrnin paga të majme pa u munduar shumë. Disa mendonin se po të vijë prijësi  të shohë këto fshatarë të varfër deri në palcë dhe pa punë ndoshta do të ketë mëshirë dhe do të sjellë investitorë të huaj siç kishte  sjellë në pjesën e vet. Një murg plak në fund e mori fjalën dhe tha: O katundar, në këtë katund kanë kaluar nizan, çaush e jeniçer, xhandarë, kaçakë, ballistë e partizanë. Ne u kemi dhënë bukë. Le të jetë edhe armik, kush shkel në megje të katundit është mik dhe mik shtëpije. Do ta presim dhe prijësin siç i ka hije, tha murgu plak. Para ardhjes së prijësit disa kishin ikur që në mëngjes, disa ishin ngujuar nëpër shtëpi. Vizita e prijësit nuk ishte e njëjtë, sikur rivali dhe kundërshtari i tij që kishte vizituar  një lagje të një qyteti të përfshirë në luftë. Ky i fundit u prit si hero dhe shpëtimtar. Vizita e prijësit nuk ishte shkak i vërshimit dhe stuhisë por kishte prapavijë e cila në fund mbeti enigmatike. Stuhija dhe vërshimet kishin ndodhur, siç i thoshin me nofkën në ‘mahallën e laikëve’. Kjo pjesë e sokakut ishte e prerë si me thikë deri në fund të katundit. Dënim nga Zoti, thoshin pleqtë. Jemi bërë të gjithë laikë. Disa thonin, se kjo mahallë ka qenë e namur. Ata në kohën e Dovletit kishin vrarë një  çaush pa asnjë shkak,  disa e lidhnin me vrasjen e dy ballistëve kurse një plak tha jemi bërë edhe ne laikë. Edhe lagjen tonë herë tjetër, do ta marrë stuhija  dhe në fund gjithë katundin. Nuk ishte befasuese dhe për tu habitur vizita e prijësit në katund. Këtë katund e kanë vizituar figura dhe personalitete të ndryshme. Kur Perandoria Osmane qeverisej nga vesiri i madh, katundin e ka vizituar pinjolli i Dinastisë së Qipriotëve nga Berati. Pas rebelimeve që kishin ndodhur në disa vilajete, veziri kishte marrë një turne në Ballkan por nga shumë rrethana vizita e vezirit në këtë katund nuk ishte realizuar. Këtë katund e kishte vizituar pinjolli i familjes më të famshme shqiptare Frashëri, por emrat i kishin ngatërruar disa thonin Mit’hat  disa Medih Frashëri. Pas luftës Enver Hoxha u kishte premtuar shokëve të luftës se do ta vizitojë katundin. Fadil Hoxha kishte luftuar me partizanët kundër ballistëve në këto fshatra të maleve të Sharrit. Pas luftës me urdhërin e Titos, Fadil Hoxha, dy herë e kishte vizituar këtë katund. Pas Luftës së Dytë botërore, çdo gjë kishte shkuar mbarë e mirë. Nëpër dasma këndonin këngë për të dy prijësat. Dy rapsodë nga malsia në një dasëm këndonin këngë pa instrumenta nëpër oda;

Enver hoxha hipur n’atë

Marshall Tito n’kalë të bardhë

Janë  si lisi me dy dega

Janë si flija prej një brumi

Arrestimet, konfliktet dhe përçarja kishin ndodhur natën e kobshme dhe tragjike. Atë natë edhe një herë do të  ndahen shqiptarët si gjymtyra e një trupi më dysh. Në këtë natë të kobshme do vihen gjemba dhe perde e hekurt, do ndahen familjet përgjithmonë. Dy prijësat  ishin kacafytur. Tito-Enveri kishin ardhur deri në luftë. Menjëherë pas natës së kobshme kishin filluar ndarje dhe përçarje në katund dhe lagje. Parrulla dhe grafite të shkruara nëpër mure ‘rroftë, poshtë, vdekje’. Në mahallën e Kastriotëve parrulla ‘rroftë Enveri, poshtë Tito’, kurse në mahallën që kishte pasur vërshime, e quajtur me nofkën ‘mahalla e laikëve’, sllogani ‘rroftë Tito poshtë Enveri’. Te lagjja e Lurajve, ‘rroftë Tito, poshtë Enveri, poshtë Stalini’. Në mëngjes kur pleqtë kishin shkuar të falin sabahun, në muret  e xhamisë  ishte sllogani ‘vdekje komunizmit, rroftë krajli, rroftë mbreti’. Ajo që ishte më befasuese, në fund të katundit tek rruga që të çonte për në qytet te çezma ishte shkruar me bojë ‘hoçemo krajla, neçemo Tito’.

Duam mbretin, nuk duam Titon”

Policia herët kishte rrethuar katundin, kishte pasur arrestime  edhe bastisje nëpër shtëpi. Një javë më vonë, dy të burgosur  i kishin transferuar në ‘goli otok’. Një ndër misteret dhe enigma të pazbuluara kishin ndodhur në darkën e një dasme të madhe. Krushqit dhe të ftuarit kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Malsisë. Pas mesnate duke bërë nibet ustallarët, njëri  ishte çuar në këmbë dhe me grusht bërtiste ‘rroftë Enver Hoxha’, kurse  tjetri  duke mbushur gotën me raki kishte shtuar ‘rroftë la Enver’. Në dhomën tjetër ku luanin kumar, shumica e të cilëve ishin kumarxhinj, njëri hapi dritaren dhe me revole shtiu pesë herë në ajër. Ai  tha, ‘rroftë mbreti Zog’, kurse tjetri shtoi ‘rroftë Leka Zogu’. Të nesërmen pa gdhirë policia kishte hyrë në katund.  Në një shtëpi u kishin vu prangat dy burrave. Halla Emine nga çardaku i kishte parë të lidhur në pranga. Kur kishte dalë te kroi për të mbushur ujë, u kishte thënë grave, këtyre Kastriotëve u shkojë jeta nëpër hapsane, si gjyshit tim në kohën e Dovletit që i shkojë të mjerit koka  dhe jeta në asker e në jeser. Ishte bërë bujë, pse ata të mbretit nuk i kishin burgosur por vetëm të Hoxhës. Misteri dhe enigma u zbulua pas shembjes së komunizmit ku në arkiva kishin gjetur dosjet. Pas dështimit të anglezëve dhe amerikanëve, për ta rrëzuar Enver Hoxhën, mbreti  Ahmet Zogu dhe Tito kishin përgatitur kurthin dhe komplotin për ta mposhtur Enver Hoxhën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button