Me një dëshirë e një qëllim

Tani është momenti historik ku të gjithë shqiptarët duhet të rrimë të bashkuar, është momenti i duhur ku nuk duhet të bëjmë ngjyrime partiake, politike.

Është momenti të krijojmë fuqinë të bashkuar, një fuqi të drejtë që do të siguroj një ardhmëri të drejtë, të denjë dhe mirëqenë, një ardhmëri ku nuk do të rrimë të ngurruar për të shprehur mendimet tona, ku do të kemi lirinë e plotë të fjalës pa pasur frikë për pasoja të të gjitha sferave.

Një shtet demokratik duhet te funksionoi sipas drejtësisë e jo sipas përkatësive të çdo lloji.

Është edhe momenti ku me patjetër duhet të kërkohet drejtësia dhe të largohen të gjithë huliganët që thithin të drejtën e çdo qytetari pa marrë parasysh postin që ka, e sidomos ( siç e kam cekur edhe më parë ) ato kryehorra që janë ende në skenën politike e ende vazhdojnë të nxisin urrejtje në mes etnive dhe popullatës.

Duhet te kërkohet llogari për çdo pikë gjaku që është derdhur, duhet të kërkohet llogari për çdo të drejtë të marrë, për çdo padrejtësi dhe shkelje ligji dhe morali.

Gjaku i derdhur i deputetëve që përfaqësonin një popull të tërë është gjaku i vetë popullit, dhe kjo kërkon llogari !

Rrahja apo thënë më saktë MASAKRA që iu bë kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Sela tregon qartë se ka armiqësi të madhe në mes subjekteve politike maqedonase kundër atyre shqiptare dhe po ashtu edhe për popullin shqiptar.

Tani është momenti që të gjithë të veprojmë si një për ti rimarr të drejtat tona.

Siç thash është momenti ku nuk duhet të bazohemi tek partitë politike, sa i përket kryetarit të parlamentit mbi të gjitha është shqiptar, një diçka pozitive për të gjithë, të mos kemi urrejtje !

Të bashkuar bëjmë fuqinë!

Rreth flamurit të përbashkuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button