Ahmeti uron Pashkët

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emër të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin e tij personal ka uruar të gjithë besimtarët e krishter me rastin e festës së madhe të Pashkëve duke ju dëshiruar shëndet, begati dhe mbarësi.

“Gjithashtu uroj që pikërisht këto festa të na afrojnë edhe më tepër me komunitetin e krishter shqiptar në Maqedoni që po shënon një rikthim të vazhdueshën në rrënjët e veta kombëtare dhe që bashkarisht ta forcojmë këtë bashkësi në të mirën e përbashkët.
Duke ju dëshiruar të gjitha të mirat, shpresoj që ta kaloni këtë festë të bekuar në gjirin tuaj familjar, në mirëqenie e me shëndet të plotë”, thuhet në urimin e Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button