Ai ka guxim, vizion, vetëbesim!

 

Njëzetë e ca vjet jam shtetas i Maqedonisë dhe se mbaj mend të kem qenë krenar ndonjëherë për këtë, por pas ngjarjeve të djeshme nuk e di për të satën herë turpërohem për nënshtetësinë time.

Populli thotë: “Në çdo të keqe ka diçka të mirë”. Sa kohë që bashkëveproj me Ziadin Selën e kam kuptuar se bëhet fjalë për njeri me guxim, me vizion, me vetëbesim, por dje më la mbresë të madhe fytyra e tij e lodhur që përhapte optimizëm dhe dëshmi se lufta për lirinë e popullit tënd do sakrificë si dhe humori i tij simpatik që relaksonte atmosferën e tensionuar dhe të paparashikuar.

Kuptova se kemi edhe një Arben Taravari, që nga fytyra e tij emitonte kërkesë për qetësi dhe gjakftohtësi. Një personalitet që në mënyrë që vetëm ai e di si, i bien gjërat në normalitet.

Kuptova se mjekët dhe personeli mjekësor i bashkoi humaniteti dhe ngjyra e bardhë.

Kuptova se unë jam njeri i pasur pasi që më kontaktuan familjarë, miq, shokë, bashkëpartiak, oponent politik e të tjerë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Lugina, Turqia, Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina,  shtetet e BE-së, SHBA-të, Kanada e ku ta di unë; shqiptarë, maqedonas, turq, kroat, boshnjak e shumë të tjerë duke na dërguar mesazhe dhe lutje ndaj Zotit për shëndetin e kryetarit si dhe duke na ofruar ndihmë të gjithanshme për Ziadinin dhe njerëzit rreth tij.

Kuptova se regjimi nga kafazet ka lëshuar bishat me fytyrë njeriu dhe zemër hajvanësh duke kërkuar gjahun e në fund gjahu do jenë vetë ata.

Kuptova se gjenerata ime është gjeneratë e sakrificës, por më ngushëllon ajo që sakrifica do të shkrihet për jetë më të mirë të fëmijëve tanë dhe gjenerata tjera që do vijnë.

Kuptova që Ballkani do jetë i trazuar deri sa t’i kthehet emri i vjetër, Gadishulli Ilirik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button