Paraburgim për edhe një pjesëmarrës në trazirat në Kuvend

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 para gjykatësit të procedurës paraprake dje është dërguar edhe një person dhe është pranuar propozimi për paraburgim i Gjykatës Themelore Publike (PTHP). Gjykata edhe këtij personi i caktoi masë paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh, informojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup para gjykatësit të procedurës paraprake u dërguan shtatë persona për të cilët gjykata pas vlerësimit të propozimit të PTHP-së e pranoi propozimin dhe katër personave u caktoi masë paraburgimi, një personi i caktoi masë paraburgim shtëpiak dhe dy personave masë kujdesi, njoftuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup.

Propozimi, theksojnë nga gjykata, i dedikohet veprës penale – Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare nga neni 384 paragrafi 1 nga Kodi Penal për të cilën është paraparë dënim nga një deri në pesë vjet në pajtueshmëri të ligjit, ndërsa duke pasur parasysh që bëhet fjalë për procedurë të shkurtuar sipas ligjit të ri për procedurë penale në procedurë paraprake paraburgimi mund të zgjasë më së shumti deri në tetë ditë. f

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button