Mblidhen 16 mijë nënshkrime kundër projektit “Fusha e Lukovës”

Banorët e Dibrës dhe të Mavrovës kanë mbledhur mbi 16 mijë nënshkrime kundër ndërtimit të projektit “Fusha e Lukovës” dhe për mbrojtjen e Parkut Kombëtar “Mavrovë”. 

Peticioni kishte filluar pas debatit publik të zhvilluar të enjten e kaluar në Shkup, ku morën pjesë qindra qytetarë. Në debat kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor, ekspertë të fushës, përfaqësues të sektorit civil dhe banorë lokalë. 

Në debat janë shkëmbyer mendime rreth projektit “Fusha e Lukovës” dhe “Boshkov most”, rreth pasojave negative nga njëra anë, dhe përfitimeve të tyre, nga ana tjetër. Me peticionin e nisur i kërkohet kryeministrit Nikolla Gruevski të anulojë planet për ndërtimin e këtyre projekteve, ndërsa Bankës Botërore i kërkohet mospjesëmarrja në, siç thuhet, shkatërrimin e Parkut Kombëtar “Mavrovë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button