Bebe Rexha ‘çmend’ amerikanët

Ka plotësuar zërin e magjishëm me sharm e elegancë. Dhe si një artiste e kompletuar, shqiptarja Bebe Rexha ka ardhur në treg përmes këngës më të re ‘I Can’t Stop Drinking About You’. E bashkë me këngën e re, Bebe po rrëmben fansa të shumtë në numër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Artistikisht po formohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe derisa angazhimi profesional i saj sa vjen e rritet, Bebe Rexha po bëhet një këngëtare mjaft e preferuar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Është kjo shqiptarja që dalëngadalë, por me hapa të sigurt ka nis angazhimin e saj në muzikë, ndërsa bashkëpunimi me emrat e njohur të muzikës atje, duket se po i hapë më shumë rrugë.

S’ndalon…

Ndonëse deri më tash këngëtarja është paraqitur në shumë evenimente e televizione të ndryshme në New York, vendin ku edhe jeton, ajo së fundmi ka nxjerr në treg këngën e saj më të re ‘I Can’t Stop Drinking About You’. E ndonëse shënon pak ditë që nga publikimi i këngës, klikimet e shumta po japin edhe suksesin e parë. Kënga ka nis të dëgjohet shumë edhe në vendet ku ka shqiptarë, ndërsa ajo tani për tani ka ardhur vetëm si demo. Sipas informacioneve të gazetës, Bebe shpejt do të realizojë edhe videon e kësaj kënge, e cila besohet se është vetëm një nismë e mbarë për sukseset pasuese të këngëtares shqiptare përgjatë këtij viti.

‘I Can’t Stop Drinking About You’ nuk është kënga e parë që Bebe solli në treg. Këngëtarja shqiptare në vitin 2011 kishte lansuar këngën e parë ‘Dr. Jekyll and Mr. Fame’ (as member of Black Cards), për të sjell në vitin 2012 ‘Sink or Swim’ Pierce Fulton feat. Bebe Rexha. ‘Take Me Home’ Cash Cash feat. Bebe Rexha, ishte kënga e saj e tretë me radhë të cilën këngëtarja e solli në vitin 2013, për të pasuar me këngën ‘I Can’t Stop Drinking About You’ e që dyshohet të jetë e vetmja për këtë vit. Veç këngëve të saj, Rexha shumë shpesh ka ardhur me covera dhe këngë të kënduara prej këngëtarëve të ndryshëm, ndërsa në secilën paraqitje ka shkëlqyer në mënyrën e saj.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button