PPE: Orban na premtoi se do t’i bindet rregullave europiane

Kryeministri, Viktor Orban kritikuar nga Bashkimi Evropian për ligjin e tij të kundërshtuar mbi universitetet, premtoi sot se do të respektonte rregullat evropiane gjatë takimit me homologët e djathtë të BE-së, sipas këtyre të fundit.

“Orban u angazhua para kryesisë së Partisë Popullore Evropiane (PPE, e djathtë) për respektimin e të gjitha kërkesave të Komisionit Evropian dhe zbatimin në kohë”, deklaroi para gazetarëve, Siegfried Muresan, një zëdhënës i presidentit të PPE-së, Joseph Daul.

“Presidenca e PPE-së dërgoi një mesazh të qartë për kryeministrin hungarez, Orban dhe partinë së tij Fidesz (që është anëtare e PPE-së) se nuk do të pranonte asnjë shkelje të lirive bazë dhe të shtetit të së drejtës”, theksoi Daul në një komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button