Basha ambasadorit Lu: Zgjedhjet pa opozitën janë jolegjitime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet pa opozitën në një vend anëtar të NATO-s janë të papranueshme.

Përmes kësaj deklarate të bërë gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Basha i është përgjigjur ambasadorit të SHBA Donald Lu, që deklaroi se zgjedhjet pa opozitën janë legjitime.

Sipas Bashës, në deklaratën e ambasadorit Donald Lu vihet re qartë shqetësimi, por shprehja se mund të jenë të ligjshme dhe legjitime nuk do të thotë asgjë për vlerën e këtyre zgjedhjeve.

Basha tha se, nuk ishte një deklaratë e ashpër.

“Nuk ishte e ashpër. Nuk do jenë të pranueshme si zgjedhje. Deklarata e McAllister tha se zgjedhjet janë në rrezik. Shprehja se ‘zgjedhjet mund të jenë të lirshme dhe legjitime’ nuk do të thotë asgjë. Në vendin e Lu ka pasur ligje deri në 63 ku qytetarët me ngjyrë nuk lejoheshin të futeshin në lokale sepse ishin ligje të ligjshme, por jo të drejta. Mund të tentohet një proces zgjedhor pa opozitën, por ai e kthen Shqipërinë 27 vite pas”,  tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button