RDK: BDI ka monopolizuar hapësirën informative

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore karvani i RDK-së me në krye kryetarin Rufi Osmani vizitoi vendbanimet e komunës së Vrapçishtit. 

Në këto takime popullore me qytetarët shqiptarë programin e RDK-së e shpalosën deputet potencial Vesel Memedi dhe Meli Jakupi. Kandidatët për deputet argumentuan se kjo komunë nën udhëheqjen e BDI-së sot është simbol i dështimit dhe katastrofës ekonomike dhe infrastrukturore e udhëhequr nga klane të korruptuara.

 Kryetari Rufi Osmani argumentoi se humbja e kandidatit të koalicionit RDK-TDP në zgjedhjet e vitit të kaluara e la këtë komunë pa mbi 10 milion investime infrastrukturore të premtuara dhe garantuara nga kryetari i Stambollit, investime që në këtë komunë nuk do të mund të realizohen nën udhëheqjen e BDI-së asnjëherë. Kryetari Osmani argumentoi se vendi udhëhiqet nga një qeveri totalitare që ka shkelur rëndë demokracinë, ka uzurpuar mediat publike dhe private dhe ka varfëruar skajshmërisht shqiptarët.

Totalitarizmi në një vend fillon me kontrollin e plotë të mediumeve për të larë mendjen e qytetarit me gënjeshtra permanente për projekte që vetëm premtohen dhe kur nuk realizohen. Pikërisht ky fenomen ndodhë në Maqedoni ku VMRO-DPMNE, krahas kontrollit të plotë të MTV-1 ka blerë nëpërmjet financimit reklamues me parat publike mediumet e shkruara dhe elektronike private dhe të gjitha televizionet nacionale, rajonale dhe lokale.

“BDI është struktura politike që ka monopolizuar skajshmërisht MTV-2 dhe Tv-Alsatin i cili lirisht mund të riemërtohet ,Alsat-BDI,. Në këtë mënyrë është pamundësuar prezentimi i barabartë i partive politike si parakushti i parë për konkurrim demokratik”, tha Rufi Osmani”, tha Rufi Osmani.

Sot Maqedonia është Bjellorusia, Rusia dhe Turqia e dytë në kuptim të mediumeve ku mbizotron terr i plotë infromativ. Pa transparencë të plotë në financimin e partive politike dhe pa mediume të pavarura nuk mund të ketë parakushte elementare për garë demokratike zgjedhore përfundoi kryetari Rufi Osmani .

Lajme të ngjashme

Back to top button