Tilerson: Kina e ka paralajmëlruar Korenë Veriore se do të vendosë sanksione

Kina është kërcënuar me sanksione kundër Koresë Veriore, nëse ajo vazhdon të bëjë prova atomike, tha mbrëmë vonë sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson.

“Ne e dimë se Kina është në komunikim me regjimin në Phenian”, theksoi Tilerson për rrjetit televiziv, Foks Njuz dhe ka shtuar se ata kanë konfirmuar se kanë kërkuar që regjimi të mos kryej teste të mëtejshme atomike.

Tilerson, po ashtu, ka theksuar se Kina u ka thënë Shteteve të Bashkuara se e kanë njoftuar Korenë Veriore se nëse ata bëjnë teste të mëtejshme atomike, Pekini do të ndërmerr sanksione.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, dje po ashtu, theksoi se konflikti madhor me Korenë Veriore mund të ndodhë, megjithatë ai preferon një zgjidhje diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button