Partitë politike vazhdojnë fushatën

Partitë politike sot e vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të caktuara për datën 27 prill. 

Kandidatët për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajnë tubim në Resnjë dhe takime me qytetarë në Manastir. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të mbajë tubim në Studeniçan. 

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) do të ketë takime me qytetarë në Tërnovë, Patalisht, Sërmnovë, Llakavicë, Turçan i Madh dhe Turçan i Vogël. 

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, i kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe kandidati për president Gjorge Ivanov sot do të mbajnë tubime në Vinicë dhe Berovë, ndërsa takime me qytetarë në Pehçevë. 

GROM do të mbajë tubim në komunën e Butelit, ndërsa do të ketë takime me qytetarë në komunat Karposh, Çair dhe Aerodrom. Kryetari i Aleancës për Maqedoni Pozitive, Ljupço Zikov do ta vizitojë SOS Fshatin e fëmijëve në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button