RDK: Qeveria BDI-VMRO, diskriminon Bashkësinë Islame dhe favorizon Kishën

Në vazhdën e takimeve parazgjedhore të RDK-së në rajonin e komunës së Tetovës u prezantua platforma zgjedhore e kësaj partie.

Para të pranishmive kandidatit për deputet Izet Zeqiri prezantoi dështimet e shumta të kësaj qeverie në shumë lëmi në dëm të popullit shqiptarë me theks të veçantë në dështimet në alokimin e subvencioneve për bujqit dhe blegtorët. Izet Zeqiri theksoi se nga 600 milion euro subvencione të shpërndara në emër të bujqve dhe blegtorëve në 8 vitet e kësaj qeverie shqiptarët kanë përfituar shuma minimale si pasojë e birokracisë së tepruar dhe korrupsionit institucional që e zbaton Agjencioni për financimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani theksoi se janë politikat e gabuara qeverisë VMRO-BDIi që nuk prekin vetëm marrëdhëniet ndëretnike por janë shumë të theksuara edhe në lëmin e diskriminimit fetar. Marrëdhëniet nder fetare mund të përmirësohen nëpërmjet barazimit juridik të të gjitha bashkësive fetare dhe në veçanti të Bashkësisë Islame me Kishën ortodokse maqedonase si bashkësi fetare që përfaqësojnë shumicën absolute të besimtarëve në Maqedoni.

“Kjo barabarësi nënkupton kthimin e pronave të konfiskuara të Bashkësisë Islame nga ana e shtetit obligim ky i parealizuar deri më tash në më shumë se 90% të pronave të Bashkësisë Islame. RDK e kanë prioritet kthimin e pronave të qytetarëve dhe të Bashkësisë Islame duke reviduar edhe ligjet në fuqi. Një kohësisht kjo qeveri ka mundësuar financimin selektiv direkt ose indirekt vetëm të KOM-it dhe dështimi i BDI-së në këtë drejtim është historik. Krahas këtij dështimi të madh është BDI, parti kjo që ka manipuluar me shumë përfaqësues të jetës fetare veprim ky që ka dëmtuar shumë autoritetin e zyrtarëve fetar në raport me qytetarët shqiptarë. Është momenti i fundit që politika destruktive e Bdi-së të qëndroj larg Bashkësisë Islame dhe bashkësive tjera fetare”,  përfundoi kryetari Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button