Ministri japonez dha dorëheqje për shkak të një gafe me deklaratën për fatkeqësinë në vitin 2011

Ministri japonez Masahiro Imamura, i cili ishte përgjegjës për rindërtimin e vendit pas avarisë bërthamore në ECB  “Fukushima 1” në vitin 2011, dje u detyrua të tërhiqet nga funksioni pasi u gjet në qendër të një skandali, të shkaktuar nga deklarata e tij e pamatur e cila hasi në pakënaqësi në opinion, transmeton BTA.

Në solemnitet të deputetëve nga Partia demokratike qeveritare, ai dje tha se më mirë është që tërmeti i fuqishëm, që shkaktoi cunami dhe katastrofë bërthamore në Fukushima, ta kishte goditur pjesën verilindore të vendit, e jo Tokion, ku do të kishte më shumë viktima.

Në fatkeqësinë nga viti 2011 kishte rreth 18.000 viktima.

Imamura menjëherë kërkoi falje për fjalët e tij, pranoi se ishin të pamatura, shprehu keqardhje që i ka prekur ndjenjat e popullatës së rajonit dhe parashtroi dorëheqje.

Për sjelljen e ministrit edhe kryeministri Shinxo Abe u detyruar të kërkojë falje.

Në të vërtetë ky ishte skandali i dytë i ministrit i shkaktuar gjatë këtij muaji. I pari ishte lidhur me shpërthimin e tij për shkak të çështjes së një reporteri, i cili e ka pyetur për përgjegjësinë e shtetit për fatin e njerëzve, të cilët vullnetarisht e kanë braktisur rajonin, ndërsa ishin viktima në avarinë bërthamore. Ministri, dukshëm i zemëruar ka kërkuar që gazetari të dalë nga salla, ndërsa kur ai ka refuzuar dhe ka vazhduar të shtrojë pyetje, në mënyrë të ashpër i tha që të heshtë.

Çështja për eliminimin e pasojave nga avaria dhe jeta e personave të evakuuar nga zona e rrezikshme ende është shumë e ndjeshme në Japoni, sepse ripërtëritja e rajoneve të prekura shkon ngadalë dhe shumë nga familjet, të cilat ishin detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre, e kanë humbur shpresën se një ditë do të kthehen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button