Në Korenë Jugore arritën elementet e para nga mburoja kundër-raketore e SHBA-së, TAAD

Ushtarët amerikanë filluan të dorëzojnë në Korenë Jugore pjesë nga sistemi kundër-raketor TAAD, lajmëron Jonhall.

Në prag të tensioneve të rritura rreth programit raketor dhe bërthamor të Koresë Veriore, në ish terrenin për golf në rajonin Sonxhu, në pjesën jugore të vendit, arritën gjashtë kamionë me pajisje për sistem kundër-raketor.

Në kumtesën e Qeverisë koreanojugore për arritjen e elementeve të para nuk saktësohet çfarë pjesë janë sjellë, por agjencia Jonhall theksoi se janë sistemuar gjashtë pajisje për lançimin e raketave, disa raketa dhe të paktën një radar.

Uashingtoni dhe Seuli bënë të ditur më 7 mars se për shkak të kërcënimeve nga gjuajtja e raketave nga Koreja Veriore fillon sistemimi i sistemit TAAD. Kina ndërkaq përmendi se kjo nuk mund ta pengojë Korenë Veriore, por ta keqësojë bilancin e sigurisë në rajon. Rusia gjithashtu është kundër sistemit të kompleksit raketor.

Qëllimi i TAAD është që të takohen dhe shkatërrohen raketat balistike të Koresë Veriore me rreze të vogël dhe të mesme në fazën e fundit të fluturimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button