“Megjashi” publikoi raportin: 25 vite ekzistencë, 21 mijë akuza për shkelje të të drejtave të fëmijëve (VIDEO)

Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të saj, ambasada e parë për fëmijë në Maqedoni “Megjashi” sot në Shkup prezantoi arritjet e deritanishme nga puna shumëvjeçare, përfshirë planet e parapara për të ardhmen, fushat e veprimit dhe projektet, njofton Portalb.mk.

Sipas ambasadorit të Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi”, Kole Angellovski, kjo ambasadë e themeluar më 29 prill të vitit 1992 është organizata qytetare më e vjetër në Maqedoni që mbron të drejtat e fëmijës.

“Megjashi i mbron të drejtat e fëmijëve, përkrahë përgjegjësinë për të qenë prindër dhe për respektimin e personalitetit të fëmijës. Ajo gjithashtu punon në përforcimin e lëvizjes qytetare për të drejtat e fëmijëve dhe funksionalitetit të institucioneve në interesin më të mirë të fëmijës. Ambasada promovon aktivizimin e paqes dhe vullnetarizmit, zhvillimit të shoqërisë aktive bazuar në parimin e jo-dhunës. Megjashi me aktivitetet e saj kontribuon në zhvillimin dhe përforcimin e vetëdijes publike për të drejtat e fëmijës, duke e mundur heshtjen e vuajtjeve të fëmijëve, sidomos ato fizike, seksuale dhe abuzimit ekonomik të fëmijëve”, tha Angellovski.

Themeluesi dhe kryetari i Ambasadës për fëmijë “Megjashi”, Dragi Zmijanac, para të pranishmëve theksoi se si rezultat i punës së përkushtuar, gjatë ekzistencës 25 vjeçare Megjashi është rritur në nivel botëror dhe është e njohur si ambasadë për mbrotjen e të drejtave të fëmijëve.

“Sipas të dhënave, në ambasadën tonë deri më tani ka pasur 21 mijë akuza për shkelje të të drejtave të fëmijëve. Fatkeqësisht, pothuaje të gjitha akuzat janë nga ana e personave më të rritur, sepse fëmijët ende nuk kanë guxim të paraqiten dhe të raportojnë shkelje të të drejtave të tyre. Problemi me të cilin fëmjët më shpesh përballen është varfëria, si pasojë e së cilës pastaj fëmijët janë edhe viktimë e trafikimit të njerëzve apo organeve. Arsyeja e dytë janë pasojat e fëmijëve pas ndarjes, ndërsa pastaj vijnë dhuna familjare, pedofilia dhe përfshirja në sistemin arsimor”, deklaroi Zmijanac.

Raportin e plotë të punës 25 vjeçare mund ta gjeni: KËTU.

Më poshtë mund ta shikoni edhe videon e publikuar nga OJQ “Megjashi” për 25 vjetorin e ekzistimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button