Sekuestrohen 48 kg kanabis, po i kalonin në Mal të Zi

Shërbimet Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin jeshil në kufi me Malin e Zi, në vendin e quajtur Bukoviç, mbi  fshatin Brigjë, Hot, kanë konstatuar me kamera termike disa persona që po transportonin dy thasë ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike, njofton tch.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Forcën Operacionale të Kufirit si dhe Sektorin Kundër Narkotikëve  të cilët janë vënë në lëvizje për të ndaluar të dyshuarit.
Por të trafikantët sapo kanë parë se po i ndiqte Policia kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit.

Si rezultat i krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur  kapjen e personave që transportonin lëndën narkotike.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotike?ve e mbetur në tentativë” e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button