Sot bota shënon ditën botërore e planetit Tokë, çfarë të bëjmë sot?

Çdo vit më 22 Prill, shtetet në të gjithë botën ia kushtojnë ditën vlerësimit të shtëpisë tonë, planetit Tokë. Dita e Tokës ka filluar 40 vite më parë kur senatori Wisconis bëri thirrje për një “leksion mjedisi” të rinjve në Shtete e Bashkuara. Eventi shumë shpejt fitoi popullaritet dhe tani është kthyer në një traditë botërore.

Shqetësimi publik rreth mjedisit është rritur ndjeshëm që me fillimin e kësaj tradite, festimi për herë të parë i Ditës së Tokës çoi në krijimin e Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara si edhe akteve për Ajër të Pastër, Ujë të Pastër dhe Speciet e rrezikuara. Cilësia e mjedisit është e lidhur ngushtë me gjendjen tonë shëndetësore, duke pasur një marrëdhënie reciproke.

Disa nga idetë e mira për një ruajtur mjedisin mund të jenë përdorimi i biçikletës ose transporti publik në vend të makinës, përdorimi i qeseve të riciklueshme, reduktimi i përdormit të energjisë elektrike si edhe mbjellja e sa më shumë pemëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button