Sekretari i SHBA-së, Tillerson zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij rus Lavrov, ja për çfarë kanë folur

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson në bisedën telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov kanë biseduar për hetimet e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në qytetin Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i përkohshëm i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike mes Tillerson dhe Lavrov.

Në deklaratë thuhet se në këtë bisedë telefonike është diskutuar vazhdimësia e çështjeve për të cilat Tillerson ka folur gjatë vizitës së tij në Moskë më 12 prill.

“Janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë armët kimike të përdorura më 4 prill në Siri dhe në vazhdim hetimin e nisur nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit Toner.

Ndër të tjera theksohet se Tillerson ka bërë të ditur se Lavrov mbështet hetimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button