Zgjidhja e përkohshme me toponimet, emigrantët kthehen në atdhe për Pashkët

Pas qarkores së ministrisë greke për të hequr çdo pengese me toponimet është shtuar edhe fluksi i emigrantëve të cilët vijnë për të kaluar Pashkët në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Brendshme greke deri në 5 maj emigrantët janë të lirë të vijnë në Shqipëri, pavarësisht problemit të toponimeve.

Duke marrë shkak nga ky vendim i autoriteteve greke, emigrantët i janë drejtuar Shqipërisë për të festuar me familjarët e tyre festën e Pashkës.

Sipas informacioneve nga pika doganore e Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë 1956 shtetas me 453 mjete ndërsa kanë dalë 1646 shtetas me 470 automjete.

Ndërkohë me afrimin e festës së Pashkëve pritet që në ditët në vijim të rritet fluksi i hyrje-daljeve në pikat doganore me shtetin grek./ Ora News /

Lajme të ngjashme

Back to top button