Përleshje në Xhaminë Al Aksa

Dy policë izraelitë dhe katër palestinezë u plagosën të dielën gjatë konfrontimeve në kompleksin e Xhamisë Al – Aksa. Ngjarja ndodhi pasi policia izraelite sulmuan lokalet përreth, thanë dëshmitarë okularë dhe policia.

Policët izraelitë u plagosën kur dhjetra persona hodhën gurë në drejtim të forcave të policies, të cilët shkrepnin me armë zjarri brenda dhe përreth kompleksit të xhamisë, transmeton Mesazhi.

Dëshmitarët okularë thanë se katër persona që po faleshin pranë xhamisë janë alivanosur nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia izraelite.

Qindra palestinezë kanë organizuar protesta në kompleksin Al – Aksa, në përgjigje të thirrjes së myftiut të xhamisë. Ai u bëri thirrje bashkëkombasve të tyre që të dynden në vendin e shenjtë, pas kërcënimeve të bëra nga grupet ekstremiste çifute.

Lajme të ngjashme

Back to top button