Partia e Romëve demanton lajmin për sulm fizik
Lideri i Partisë së Romëve i ka demantuar informacionet e plasuara në media se ai fizikisht ka sulmuar nënkryetaren e partisë opozitare Maqedonase.
Në një vendvotim zgjedhor në shkollën fillore Vëllezërit Ramiz dhe Hamid nga orët e hershme të mëngjesit nënkryetarja e partisë po qëndron si vëzhguese e akredituar.
“Në vend që ti vëzhgojë zgjedhjet nga vendvotimi ku ajo është e akredituar, ajo gjithë kohën I fotografon votuesit dhe vëzhgon nga një vendvotim në tjetrin që nuk ka akreditim dhe bënë shtypje anëtarëve të vendvotimeve”, thuhet në reagimin e Partisë së Romëve.