KSHZ: Jehona deri në ora 13:40 është 25,79 për qind

Jehona e votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në ora 13 e 40 minuta është 25,79 për qind, kumtoi në konferencën për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Të dhënat për daljen në votim janë nga 3.156 vendvotime, respektivisht nga 89,86 për qind nga gjithsej 3.480 vendvotime në vend.

Jehonë më të madhe ka në Novaci 50,03 për qind, ndërsa më të vogël sipas të dhënave që i kumtoi zëdhënësja e KSHZ-së Biljana Jovanovska tash për tash ka në Likovë 3.76 për qind.

Jovanovska gjithashtu tha se të dhëna nuk ka për Gostivarin dhe se KSHZ-ja i pret.

Në zgjedhjet presidenciale në vitin 2009 në harkun kohor të njejtë jehona ka qenë 26,25 për qind. 

Lajme të ngjashme

Back to top button