SHBA-ja do të dërgojë dhjetëra ushtarë në Somali për herë të parë pas 20 vitesh

SHBA-ja do të dërgojë dhjetëra ushtarë të rregullt në Somali, që paraqet sistemimin më të madh të personave ushtarak amerikanë në këtë vend pas rreth 20 vitesh.

Uashingtoni i tërhoqi ushtarët e saj nga Somalia në vitin 1993, kur dy helikopterë janë rrëzuar në kryeqytetin Mogadishu, ndërsa trupat e amerikanëve të vrarë janë tërhequr nëpër rrugët e qytetit.

Komanda amerikano-afrikane kumtoi se sistemimi i ushtarëve amerikanë ka për qëllim trajnimin logjistik të armatës somaleze, e cila lufton kundër ekstremistëve të grupit Ash Shabab.

Viteve të fundit SHBA-ja dërgoi këshilltarë ushtarak dhe pjesëtarë të njësiteve speciale në Somali. Para ca kohësh presidenti Donald Tramp lejoi praninë ushtarake amerikane në këtë vend. Kjo leje mundëson edhe sulme ajrore më agresive kundër luftëtarëve të Ash Shabab.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button