Llavrov: Sulmi i ardhshëm ndaj Sirisë do të ketë pasoja serioze

Rusia, Siria dhe Irani e paralajmëruan SHBA-në kundër sulmeve të reja ndaj Sirisë.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov, i cili ishte nikoqir i takimit të ministrave të jashtëm të Iranit dhe Sirisë, Mohamed Xhavad Zarif dhe Valid al Mualem në takimin e sotëm në Moskë, i dënoi sulmet e javës së kaluar të SHBA-së ndaj bazës ajrore ushtarake Shajrat në Siri.

Ai paralajmëroi se veprimet e tilla në të ardhmen do të kenë “pasoja serioze” jo vetëm për rajonin, por edhe për sigurinë globale.

SHBA-ja e akuzpi Sirinë se ka përdorur armë kimike në sulmin ndaj provincës Idlib në Sirinë veriore, ku humbën jetën mbi 80 civilë.

Rusia pohon se viktimat kanë vdekur si pasojë e helmeve të liruara nga arsenali kryengritës kimik, i goditur gjatë sulmit dhe bëri thirrje për hetim ndërkombëtar.

Ministri i jashtëm i Sirisë, Valid al Mualem u bëri thirrje inspektoirëve ta vizitojnë bazën ajrore, për të cilën SHBA-ja pohon se është përdorur si pikë fillestare e sulmit.

Të tre shtetet në takim kanë kërkuar hetim të paanshëm për përdorimin e armëve kimike gjatë sulmit në idlib.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button