Filloi evakuimi i mijëra njerëzve nga disa lokacione siriane pas marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe kryengritësve

Në Siri filloi zhvendosja masive e popullatës shiite nga dy vendbanimet siriane në këmbim të evakuimit të kryengritësve dhe civilëve sunitë nga dy vendbanime të tjera, në pajtim me marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Bashar al Asadir dhe kryengritësve.

Qendra siriane për monitorim tël të drejtave të njeriut, me seli në Londër kumtoi se sot në mënygjes, autobusë të cilët transportojnë civilë i kanë braktisur fshatrat shiite Al Fua dhe Kefraja në provincën verilindore të Idlibit, të cilat tashmë një periudhë mët ë gjatë kohore janë nën rrethim të kryengritësve.

Autobusë, të cilët transportojnë kryengritës sunitë dhe familjet e tyre njëkohësisht janë tërhequr nga vendbanimi Madaja në afërsi të Damaskut, i cili është i rrethuar nga forcat e Qeverisë siriane dhe aleatët e saj.

Qendra saktëson se evakuimi i paraparë nga Zabadani. gjithashtu i rrethuar nga forcat qeveritare, është shtyer dhe pritet të fillojë sonte apo nesër.

Qeveria e Asadit arriti disa marrëveshje me opozitën vitin e kaluar, duke u mundësuar kryengritësve dhe familjeve të tyre të largohen nga rajonet, të cilat janë nën rethim të forcave qveritare.

Opozita konsideron se me ato marrëveshje në të vërtetë kryhen shpërngulje të dhunshme dhe ndryshime të qëllimshme demografike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button