Mistura apelon që SHBA-ja dhe Rusia bashkërisht të punojnë për armëpushim të vërtetë në Siri

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stefan de Mistura  paralajmëroi se procesi paqësor kreativ është në rrezik të madh dhe apeloi deri tek SHBA-ja, Rusia dhe të tjerët të punojnë në armëpushimin e vërtetë dhe negociatat për t’i dhënë fund konfliktit gjashtëvjeçar në vend.

Ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së theksoi se është i gatshëm të organizojë raund të ri të negociatave në maj midis Qeverisë dhe opozitës, por se para kësaj pati edhe shumë gjëra të cilat duhet të zgjidhen.

“SHB-ja dhe Rusia si bashkëkryesues të grupit ndërkombëtar për mbështetjen e Sirisë, e cila përbëhet prej 20 shteteve, duhet të gjejnë mënyrë të punojnë së bashku për stabilizimin e situatës që të garantohet procesi negociues”, theksoi Mistura.

Ai shtoi se Rusia, Irani dhe Turqia si garantues të marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit të dhjetorit, që shumëfish u shkel gjithashtu duhet të ndërmarrin aksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button