Këto janë 5 arsyet kryesore që shkaktojnë rënien e flokëve tek femrat

Është mese normale që pas dushit të keni këputje të flokëve. Përdorimi i larësve si shampoja dhe balsami i flokëve, uji i ngrohtë dhe fërkimi ose krehja sjellin dobësim të tyre.

Por nqs vini re se peshqiri, lavamani madje dhe vetë pllaka e dushit mbushen plot me flokë, duhet të shqetësoheni. Sipas Julian Mackay-Wiggan, profesor dhe drejtor i njësisë kërkimore klinike në departamentin e dermatologjisë në University of Columbia, këto janë 5 arsyet kryesore që shkaktojnë rënie të flokëve:

• Floku juaj është i tejpërpunuar : Substancat kimike që gjenden tek shampoja dhe balsami i flokëve, lyerjet e shpeshta dhe përdorimi i piastrës, tharëses dhe mashës së flokëve dobësojnë flokun dhe e bëjnë atë më të brishtë. Për këtë arsye duhet të zgjidhni produkte pa përmbajtje sulfatesh.
• Jeni i stresuar: Humbja e flokëve pas një eskperience dramtike si humbja e peshës në mënyrë drastike, depresioni post-partum dhe stresi njihet ndryshe dhe me emrin mjekësor telogen effluvium. Gjatë kësaj faze floku pushon së rrituri dhe bëhet më i brishtë se zakonisht, këputet lehtë dhe duket si i vdekur. Ndryshimet hormonale ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e flokëve. Mos u shqetësoni pasi kjo fazë është kalimtare.
• Ndiqni një dietë të varfër ushqimore: Ashtu si trupi, edhe flokët kanë envojë për një dietë të ekuilibruar ushqimore që të rriten në mënyrë të shëndetshme. Hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara, fast-food, ushqimi i konservuar dhe shtoni sa më shumë përbërës të ushqyeshëm si vitamina, proteina, hekur, magnez dhe kalcium.
•Laheni me ujë të nxehtë: Një ndër gabimet më të shpeshta që bëni kur lani flokët është përdorimi i ujit të nxehtë. Shumë femra besojnë ende se uji i nxehtë largon më mirë bakteret nga skalpi dhe folikulat e flokëve. Kjo është tejet e gabuar, pasi uji i nxehtë ka në përmbajtjen e tij minerale gëlqerore të cilat në kontakt me shampon dhe balsamin shkaktojnë rënie flokësh. Zgjidhni një temperaturë mesatare. Në këtë mënyrë nuk do të keni as irritime dhe skuqje pas larjes.
• Vuani nga gjëndrat tiroide: Hipertirodizmi (rritja e funksionit të tiroides) dhe Hipotirodizmi (ulja e funksionit të tiroides) shaktojnë njëkohësisht rënie të flokëve. Përveç humbjes së flokëve, simptoma të tjera të zakonshme të këtyre dy paolotgjive janë lëkurë e thatë, kapsllëk, humbje e papritur peshe, çrregullime në ciklin menstrual etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button