Irina Shayk shfaqet në publik pas lindjes (FOTO)

Irina Shayk ka sjell në jetë vajzën e saj vetëm dy javë më parë dhe është parë në publik në Venice-Kaliforni teksa priste të shijonte një akullore. Supermodelja 31-vjeçare është fotografuar nga paparazët e veshur me bluzë dhe pantallona të zeza dhe me një palë syze si për t’ju fshehur syve kureshtarë të kalimtarëve, shkruan Bordo.al.

Me flokë të mbledhura në mënyrë të çrregullt, gati dy javë pas lindjes, Irina duket në formë të mirë fizike. 31-vjeçarja dhe partneri i saj, aktori i famshëm Bradley Cooper u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur vajzën Lea de Seine Shayk Cooper 2 javë më parë. Çifti ia doli ta mbajë larg syve të publikut këtë moment të shenjtë të jetës së tyre duke qenë se lajmi i lindjes së vajzës së tyre u publikuar vetëm të dielën e 8 prillit.

Irina dhe Bradley janë bashkë që prej vitit 2015 dhe shtatzënia e supermodeles u zbulua vitin e shkuar ku u pa barku i saj i rrumbullakosur, ndonëse i vogël në sfilatën e Victoria’s Secret. Më herët modelja bukuroshe është shprehur se ajo dëshironte të ndërtonte një familje duke e quajur atë si ‘gjënë më të rëndësishme në këtë botë”.

3F27415D00000578-4402768-Effortlessly_chic_The_model_showed_off_a_slight_baby_bump_as_she-a-12_1491940143829

3F27409400000578-4402768-image-a-78_1491938412202

3F27412000000578-4402768-Heading_down_the_aisle_The_Sports_Illustrated_star_was_once_agai-a-13_1491940144034

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button