Putin: Vendimi për dhënie të shtetësisë ruse mund të mos vlejë për njerëz nga SHI-ja

Vendimi për dhënie të shtetësisë ruse mund të mos vlejë për persona, të cilët janë të anëtarësuar në grupacionin Shteti Islamik, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin për televizionin “Mir 24”.

“Në pajtueshmëri me Kushtetutën nuk kemi të drejtë që askënd të privojmë nga shtetësia, por mundemi ta shfuqizojmë vendimin, i cili ka shërbyer si bazë për marrje të shtetësisë ruse. Do të konsultohemi me juristë dhe konsiderojmë se së shpejti do të merret vendim i tillë”, tha Putin në intervistë për televizionin, në të cilën komenton një ligj të ngjashëm, i miratuar në Kazakistan.

Presidenti kazakistanas Nursulltan Nazarbaev deklaroi dje se Kazakistanasit do të privohen nga shtetësia, në qoftë se marrin pjesë në organizata ekstremiste.

“Kjo është masë e domosdoshme. Në organizata ekstremiste në vendet e huaja me siguri ka rreth 500 deri në 600 qytetarë të tonë. Nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik megjithatë ata janë më shumë, pohohet se janë rreth pesë mijë, ndoshta edhe më shumë”, shtoi Nazarbaev.

Akbarzhon Xhalilov, gjoja kryerësi i sulmit në metronë në Shën Petërburg ka marrë shtetësi ruse në vitin 2011, falë asaj se i ati i tij një kohë të gjatë ka jetuar në Shën Petërburg.

Drejtori i Shërbimit federal për siguri të Rusisë, Aleksandar Bortnikov deklaroi grupet terroriste në vend janë të përbëra kryesisht nga emigrantë nga emigrantë ekonomikë nga vendet e BSHP-së (Azerbejxhani, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button