Gjermania mbështet reagimin e SHBA-ve ndaj sulmit kimik në Siri

Fuqitë perëndimore nuk duan të shohin përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak të situatës në Siri dhe plotësisht mbështesin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për një zgjidhje politike të konfliktit, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët në Lucca të Italisë, pasi paraprakisht takoi homologët e tij nga shtetet e G7-shes, Gabriel ripërsëriti mbështetjen e Gjermanisë për reagimin e SHBA-ve ndaj sulmit kimik në Siri javën e kaluar, ku u godit një bazë ushtarake ajrore siriane.

“Jam i kënaqur që shoh një qëndrim shumë të qartë nga SHBA-të, pasi dërguan një mesazh shumë të fortë në adresë të regjimit të al-Assadit, i cili më shumë shihet si sinjal se nuk dëshiron një përshkallëzim, se sa një mesazh për Moskën”, tha ai.

Gabriel tha më tej se sekretari amerikani Shtetit, Tillerson, i cili të mërkurën do të vizitojë Moskën, gëzon mbështetejen e plotë të G7-shes, ku përfshihen shtetet si Gjermania, Britania, Kanadaja, Franca, Italia dhe Japonia.

“Të gjitha shtetet në G7 nuk duan përshkallëzim ushtarak, por një zgjidhje politike pa një spirale të re dhune. Ne do të donim të marrim mbështetjen e Rusisë për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit sirian”, tha ai.

Gabriel gjithashtu theksoi se Irani, një aleat i madh i regjimit të Asadit, duhet të jetë i përfshirë në mënyrë që të sigurohet suksesi i bisedimeve për një zgjidhje politike të luftës civile në Siri.

Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë tensionuar së fundmi pas sulmit amerikan mbi bazën ushtarake ajrore në Siri, si kundërpërgjigje për sulmin vdekjeprurës të regjimit sirian me armë kimike në qytetin Khan Shajkhun, të provincës Idlib, ku mbetën të vrarë mbi 100 civilë.

Rusia ka thënë se sulmi i SHBA-ve është një “akt agresioni” kundër një shteti sovran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button