Guteresh e nominon Malalën Ambasadore për paqe të KB-së

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Jusafzai, është bërë Lajmëtarja e Lirisë e Kombeve të Bashkuara, më e reja deri tani.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, e ka nominuar Malalën 19 vjeçare, me rolin për fokusim në arsimin e vajzave, në një ceremoni të mbajtur mbrëmë në selinë e OKB-së në Nju Jork, transmeton REL.

“Ju nuk jeni vetëm hero, por ju jeni një person shumë i përkushtuar dhe bujar”, i tha Malalës zoti Guterres.

“Pasi t’i arsimojmë vajzat, ne e kemi ndryshuar komunitetin dhe gjithë shoqërinë”, tha Malala dhe ka shtuar se “shpresoj dhe i inkurajoj vajzat e reja se ju duhet të besoni në vetveten tuaj”.

Malala u bë e njohur në përmasa ndërkombëtare pasi ishte qëlluar me armë në kokë në autobusin e saj shkollor në Pakistan, në vitin 2012, nga një person i armatosur taliban, për shkak se ajo kishte bërë fushatë për arsimin e vajzave.

Malala, e lënduar rëndë, mbijetoi pas trajtimit mjekësor në Britani, ku ajo tani jeton dhe shkollohet.

Deri tani, ajo ka udhëtuar nëpër botë, duke e promovuar arsimin e vajzave si mundësi kundër dhunës së paraqitur nga grupi militant, Shteti Islamik.

Për këto përpjekje, kur ishte 16 vjeçare, ajo në vitin 2014 u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë fituesja më e re e këtij çmimi prestigjioz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button