Jankullovska: Adresat fiktive nuk janë të jashtëligjshme

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ka deklaruar se adresat fiktive të një numri të madh votuesish të regjistruar në Listën Zgjedhore nuk janë të jashtëligjshme. Ajo tha se adresat të cilat i kishte denoncuar organizata Civil, të cilat rezultuan të jenë inekzistente, janë dhënë në vitet e 90-ta. Kjo është arsye e mjaftueshme që ministrja e brendshme Jankullovska të mos ndjehet përgjegjëse që ata vazhdojnë të figurojnë me adresa të rreme edhe në vitin 2014.

“Është evidente se bëhet fjalë për gjendje që LSDM-ja e kanë përdorur për qëllime që i dinë vetëm ata, viteve të 90-ta kur kanë qenë në pushtet. Por nuk pati sukses tentativa e tyre që këtë gjendje ta vënë në funksion të diskreditimit të këtyre zgjedhjeve, sepse qartë nuk bëhet fjalë për diçka të jashtëligjshme”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Nga ana tjetër Ministrja e Brendshme Jankullovska nuk e tha asnjë fjalë për banorët e Pustecit të cilët në zgjedhjet lokale votuan në Komunën Qendër, për shkak të letërnjoftimeve me adresë në këtë komunë, ndërsa në këto zgjedhje janë paraqitur të votojnë në diasporë.

LEXO: Rilkovski do ti fshijë nga lista votuesit fiktiv

Lajme të ngjashme

Back to top button