SHBA dënon sulmet në kisha në Egjipt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dënuan fuqishëm sulmet në qytetet Tanta dhe Aleksandria të Egjiptit, ku humbën jetën 43 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke i cilësuar sulmet e kryera në kishën Shën Gjorgji në qytetin Tanta dhe në kishën Shën Marku në Aleksandria si “barbare”, në deklaratën nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet: “Shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”.

Në deklaratë po ashtu thuhet se “SHBA do të vazhdojë të mbështesë sigurinë e Egjiptit dhe përpjekjet e tyre për ta luftuar terrorin”.

– DEASH mori përgjegjësinë për sulmet

Organizata terroriste DEASH mori përgjegjësinë për të dy sulmet vetëvrasëse, të cilat shënjestruan dy kisha në qytetet Tanta dhe Aleksandria të Egjiptit.

Sipas agjencisë së lajmeve A’mak, e cila njihet si përkrahëse e organizatës terroriste DEASH, thuhet se militantët e kësaj organizate terroriste, kryen sulmet vetëvrasëse në afërsi të kishës Shën Marku në qytetin Aleksandria dhe në kishën Shën Gjorgji në qytetin Tanta.

Në sulmin me bombë në afërsi të kishës ortodokse Shën Marku në qytetin Aleksandria, ishte njoftuar se 16 persona kanë humbur jetën ku 3 prej tyre punonjës të sigurimit, kurse 41 të tjerë janë plagosur. Ndërsa në sulmin me bombë në kishën Shën Gjorgji në qytetin Tanta 27 persona humbën jetën, kurse 78 të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button