McMaster: Luftimi i IS-it dhe largimi i Assadit janë qëllimet e SHBA-së

H.R. McMaster, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, thotë se SHBA dëshiron ta mposhtë grupin militant Shteti Islamik në Siri dhe sheh se presidenti i këtij shteti, Bashar al-Assad do të largohet nga pushteti, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Megjithatë, ai ka thënë se SHBA nuk është duke shikuar të ndërmarrë ndonjë veprim që vet ta rrëzojë Assadin nga pushteti.

“Është e vështirë të kuptohet se si një zgjidhje politike mund të rezultojë me vazhdimin e regjimit të Assadit”, ka thënë McMaster në një intervistë televizive.

“Çfarë po themi është se vendet e tjera duhet t’i bëjnë vetes disa pyetje të vështira. Rusia duhet ta pyes veten…. Pse po e mbështesim këtë regjim vrastar që është duke kryer vrasje masive të popullatës së vet”, ka thënë ai.

Liderët amerikanë kanë dërguar mesazhe të ndryshme për prioritetet e administratës Trump në konfliktin sirian. Më herët është thënë se largimi i Assadit nga pushteti nuk është qëllimi i tyre kryesor.

Por pas sulmit kimik më 4 prill, që u krye nga qeveria siriane, Trump ka thënë se qëndrimi i tij ndaj Assadit “ka ndryshuar shumë” dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se janë duke “u ndërmarrë hapa”, për të organizuar një koalicion për heqjen e Assadit nga pushteti.

McMaster është pyetur që të sqarojë qëllimet e SHBA-së në Siri, ai tha se qëllimet kryesore janë luftimi i IS-it dhe largimi i Assadit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button