Rillkovski do ti fshijë nga lista votuesit fiktiv

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Nikolla Rillkovski i pyetur se çka do të ndërmerr KSHZ pasi Ministria e Punëve të Brendshme sot vërtetoi se në rrugën Mihaill Cakov ka 54 votues fiktiv, thotë se ato do të fshihen nga Lista Zgjedhore.

Por, Rillkovski nuk precizoi si do të bëhet kjo kur dihet se zgjedhjet janë pasnesër ndërsa KSHZ aspak deri më tani nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Organizatës Joqeveritare Civil e cila zbuloi këtë rast dhe nuk ka marr deklaratë zyrtare në MPB për këtë skandal.

Vëzhguesit e CIVIL këtë javë kanë zbuluar qytetarë që janë të regjistruar në Listën zgjedhore por fqinjët nuk i njohin personat apo disa apartamente as që ekzistojnë. 

Emrat e qytetarëve në adresën “Petar Delan” në banesën me numër 11 në Kisella Vodë janë regjistruar në Listën Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, por banorët e kësaj banese ju thanë vëzhguesve të Civil se këto njerëz nuk janë fqinj të tyre.

Lexo: Jankullovska: Adresat fiktive nuk janë të jashtëligjshme

Lajme të ngjashme

Back to top button