Tronditet Egjipti, të paktën 25 persona të vdekur nga sulmi në kishë

Të paktën 25 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në një kishë në veri të Egjiptit të dielën, njofton Ministria egjiptiane e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi është raportuar brenda kishës së ‘Shën Gjorgjit’ në qytetin e Deltës së Nilit, në Tanta mëngjesin e së dielës.

“Nga shpërthimi jetën e kanë humbur 25 persona dhe 59 të tjerë janë plagosur”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë Khaled Muxhahid.

Mbetet e paqartë nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë ose nga sulmues vetëvrasës me bombë.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin.

Sulmi ka ndodhur në prag të festës krishtere që përkujton hyrjen e Jezu Krishtit në Jerusalem.
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në Egjipt pati ndodhur një sulm i ngjashëm me bombë në një kishë në Kajro ku u vranë të paktën 25 persona.

Të krishterët koptë sipas vlerësimeve përbëjnë nga 8 deri 10 përqind të popullsisë së përgjithshme prej rreth 90 milionë të Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button