Trazira në Afganistan, 9 të vrarë dhe 4 të plagosur në sulmin me bombë

Të paktën nëntë persona janë vrarë në një sulm me bombë që ka ndodhur sot herët në mëngjes në provincën veriore Belh të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Faiz Muhammad, shefi i policisë në rrethin Chemtal, tha se bëhet fjalë për sulm terrorist i cili është kryer me aktivizimin e bombës me telekomandë të vendosur në rrugë në Barga.

Shënjestër e sulmit ishte autokolona e Mbrojtjes territoriale e cila është në përbërje të forcave të armatosura afgane.

Muhamed tha se nga shpërthim i fortë jetën e humbën të paktën nëntë pjesëtarë të Mbrojtjes territoriale dhe u plagosën katër të tjerë.

Nga ana tjetër, lëvizja talebane ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe tha se nga sulmi janë vrarë të paktën 13 persona dhe u plagosën dy pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button