Lekaj: Zgjedhjet e parakohshme zgjidhje nga prangat për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se kjo qeveri e vjetër nuk po arrin t’i mbajë premtimet e të marrë vendime që plotësojnë nevojën e Kosovës së gjeneratës së re.

“Kryeministri i mjerimit të Kosovës, që po e “ngreh zvarrë” mbrapa një kabinet të përmasave të Kinës, rritjen e konsumit po tenton të na shet si rritje të zhvillimit ekonomik, e vizitat e tij nëpër lulishte e përvjetore të partisë së tij po i proklamon si vizita e mbështetje për bizneset e investitorët në Kosovës”, ka deklaruar ai, transmeton Albeu.com.

“Sot jemi më keq seç ishim para me shumë se tre viteve, prandaj e vetmja mundësi për të ndalë këtë degradim që na ka degdisur janë zgjedhjet e parakohshme, kjo jo për të ofruar zgjidhje për hallet e opozitës por mbi të gjitha për hallet e popullit, për të hapur vendin ndaj botës së investitorëve që të rimëkëmbim ekonominë, në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm e punësimit të njerëzve të Kosovës (rinisë së saj), e për të mundësuar pensione shpërblyese, shërbime shëndetësore, arsim cilësorë, financim të sigurisë, në polici e ushtri. Pra, që të bëjmë Kosovën”, shkruan mes tjerash Lekaj në Facebook.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë zgjidhje nga prangat për Kosovën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button