Guteresh iu bëri thirrje në përmbajtje të gjithë pjesëmarrësve në konfliktin sirian

 Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot i bëri thirrje vendeve të cilat janë të involvuara në konfliktin sirian që të tregojnë përmbajte, që në mënyrë shtesë të mos e vështirësojnë pozitën e popullit sirian, kumtuan mediat britanike, transmeton MIA.

“Duke e pasur parasysh rrezikun nga eskalimi, bëj thirrje në përmbajtje, që të shmangen çdo aktivitet i cili do ta thellonte vuajtjen e popullit sirian”, deklaroi ai në një komunikatë, pasi forcat e armatosura të SHBA-së, sipas urdhrit të presidentit Donald Tramp, kanë kryer sulme raketore ndaj bazës ajrore siriane, prej ku parashikohet se ishte ndërmarrë sulmi me armë kimike.

Sipas Guteresh “mënyra e vetme për përfundimin e këtij konflikti është tejkalimi i tij politik”, transmetuan mediat franceze.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së deklaroi se ka treguar neveri kur ka kuptuar për sulmin kimik në qytetin sirian Han Shejhun, që SHBA-ja e ka shfrytëzuar si rast për sulmet e sotme raketore, transmeton TASS.

“Duhet të mbahet përgjegjësi për krimet e tilla, në pajtim me normat dhe rezolutat ndërkombëtare të Këshillit të sigurisë”, tha Guteresh.

Ai nuk saktësoi nëse veprimet amerikane i konsideron si adekuate të këtyre pritjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button